Vokshi nxjerr foton e kryetares së LDG-së në Divjakë të dëmtuar në sy gjatë protestës: Turp për gratë që mbrojnë Bashën

280
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i është kundërvënë zërave se tubimi më 8 janar në selinë blu ishte i dhunshëm.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet se Elisabeta Rredhi, kryetare e Lidhja Demokratike e Gruas Divjakë, ka dëmtuar njërin sy gjatë protestës para selisë.

Vokshi i është kundërvënë grave demokrate, duke thënë “turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës”.