Aksident në Vlorë, motori përplas këmbësorin

335
Sigal

Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në rrugën transballkanike Vlorë.

Motori i një biznesi fast food ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën.

Këmbësori është dërguar drejt spitalit me fraktura, ndërsa drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.