Aksident në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shoferi humb kontrollin dhe përplas kalimtarin, 50-vjeçari përfundon në spital

116
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”.

Shoferi i një automjeti tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin me iniciale K.Y (50 vjec) i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Këlcyrë/ Informacion paraprak
“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”