Të shtëna me armë në Bulqizë, objektiv biznesmeni

333
Sigal

Të shtëna me armë në Bulqizë.

Është qëlluar me armë në drejtim të një biznesmeni, ndërtuesit Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur ë vendngjarje ku ka gjetur 5 gëzhoja.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Ndërtuesi ndodhet aktualisht në polici ku po jep dëshminë e tij lidhur me ngjarjen dhe personat tek të cilët ai dyshon.

Kujtojmë se, Bulqiza, edhe për shkak të minierave të kromit, ka qenë disa herë objekt atentatesh.