Aksident në Tiranë, makina përplas motorin tek ‘Myslym Shyri’

448
Sigal

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plāgosur.

Siç shihet në fotot e mëposhtme drejtuesi i motorit, po transportohet në barrelë, ndërsa ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet gjendja e personit të plāgosur. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për pak çaste edhe rruga, duke krijuar trafik në këtë zonë.