Gjashtë të arrestuar në Tiranë, Policia: Ja për çfarë akuzohen

355
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim kombëtar, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë dhe pesë shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë ndaluar shtetasin D. N., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ofenduar kunatën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•M. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi të miturin me iniciale O. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•E. G., 41 vjeç, pasi në rrugën “Medar Shtylla” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.57 mg/l.

•L. B., pasi në rrugën “Muhaedin Llagani”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.