Aksident në Tiranë, “Benzi” humb kontrollin e del nga rruga (FOTO)

94
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të Enjte, në kryeqytet afër rrethit të Kamzës.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, vetëm dëme materiale, ndërkohë si pasojë e aksidentit është rënduar dhe trafiku.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.