Serbët privatizojnë laboratorët e analizave

690
Gazeta “Telegraf”, prej 2 muajve ka investiguar me detaje në burime informacioni zyrtare, skandalin e privatizimit të laboratorëve të shërbimit shëndetësor shtetëror, i cili është projektuar t’’u kaloj si biznes klientelistë në mënyrë të fshehtë, bosëve të shtetit e të sektorit të mjekësisë, maskuar pas klaneve të afërt familjare, shoqërore e ortakërie të shtetarëve që kanë futur në kthetra shërbimin shëndetësor shqiptar. Ky pazar koncesionar i koduar me emrin “Laboratorët tanë”, ka nisur qysh prej qershorit të vitit 2014, kur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka projektuar “operacionin” e zhvatjes edhe të shërbimit laboratorik. Ky shërbim që plotëson kërkesat e pacientëve shqiptar që paraqiten për analiza mjekësore në spitalet dhe ambulancat shtetërore, në shtator është vendosur me VKM, që të kaloj në shërbim privat, me koncesion privat. Shëndetësia shqiptare nuk do të ketë më laboratorë mjekësor, mbasi ata janë shitur qysh në datën 28 janar 2015 me vendime qeverie. Këtë zhdukje të laboratorëve shtetëror dhe kalimin e tyre në shërbim privat brenda shërbimit shtetëror mjekësor e ka vendosur shteti, me VKM nr. 80, datë 28 janar 2015, me objekt: kjo VKM është një dokument zyrtar, të cilin gazeta “”telegraf”” ka mundur ta sigurojë, por që nuk është publikuar në “”Fletore Zyrtare”, edhe sot pas 5 muajve. Por, kjo VKM e pa publikuar zyrtarishtnë, mbajtur fshehur po zyrtarisht, rezulton se është futur në zbatim po ilegalisht duke përdorur si njësite guerile disa drejtorë shëndetësi rrethesh e qarqesh dhe shefa laboratorësh manekinë që gjithë jetën kanë thënë “amin”, të instruktuar nga nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, përbindëshin e korrupsionit edhe me lavazhet e fshesat e QSUT! Saktësojmë, se VKM e koncesnionit të laboratorëve të mjekësisë që po publikojmë sot dhe që është mbajtur sekret prej ministrit që e ka propozuar në qeveri si Pazar privat fitimprurës, përbënë një skandal të rëndë në sektorin e mjekësisë shqiptare, që shoqëron skandalin e rimburismit të ilaçeve të zbuluar 10 ditë më aprë, po nga gazeta “Telegraf”.

Në shtator, laboratorët do nisin koncesionin “Beqja” si monopol privat
Skandali parashikon dhe detyron këtë formulë: Laboratorët mjekësor në spitale, poliklinika, qendra diagnostikuese e kudo ku ndodhen, që prej shtatorit 2015, nuk do të jenë më pronë shtetërore si strukturë e shërbimit mjekësor, por do të tjetërsohen në shërbim privat, monopol. Kjo skemë monopoli është diskutuar në 16 korrik 2014, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar me ngulm, që shërbimi i laboratorëve mjekësorë, të kalojë në shërbim me koncesion. Madje ka dhënë si referencë edhe emrin e personit (V.Ll), i cili sipas ministrit Beqaj, do të jetë monopolisti koncesionar i laboratorëve të sistemit mjekësor në Shqipëri. Komisioni parlamentar, ka pranuar dhe ka miratuar “idenë” e ministrit Beqaj, duke i hapur rrugë projektit të kalimit të laboratorëve me koncesion. Ja skema monopoliste “Beqaj” për laboratorët. Burime nga Ministria e Shëndetësisë, informuan për gazetën “Telegraf”, detaje lidhur me skemën e privatizimit të laboratorëve. Sipas kësaj skeme, pas marrjes së licencës koncesionare prej një klienti të paracaktuar (V.Ll), do të kalohet në dhënien falas të ndërtesave të laboratorëve, të klinikave laboratorike e të pjesëve të krejt klinikave dhe ambulancave të qyteteve e zonave, ku ka të tillë. Do të jetë një model koncesioni tip “CEZ”, ku do të jepet gjithçka falas që nga ndërtesat e deri tek pajsijet, duke kaluar pa asnjë pagesë për llogari të privatit, si strukturë koncesioni. Shteti do të përfitojë vetëm 20% të koncesionit, privati do të përfitojë 45% të fitimeve, ndërsa pjesa tjetër prej 35%, prej 10 vitesh, gjoja do të përdoret për investime në objekte e pajisje modernizimi të laboratorëve, me të drejtë përsëritje në çdo 10 vite vetëm nga koncesionari, privilegj që e përcakton VKM nr. 80, datë 28 janar 2015! Pas kalimit në pronësi të objekteve të laboratorëve e të pajisjeve, koncesionari do të centralizojë bërjen e analizave në një dorë të vetëm, nën të njëjtin “sigël”, sipas të cilës çdo analizë do të bëhet vetëm në laboratorët e koncesionit monopol, me “letër” të impoinuar nga një listë mjekësh 0që do të lëshojnë rekoamdnimin për analiza. . Sipas skemës “Beqaj”, ku flitet se edhe ai do të jetë një nga aksionerët e këtij koncesioni në masën 10%, asnjë spital publik nuk do të pranojë analiza nga asnjë laborator tjetër privat, përveç analizave të bëra prej laboratorëve të këtij koncesioni. Kjo përbën një goditje për biznesin privat. Tjetër plan monopolizimi, do të jetë fakti, që asnjë qendër shëndetësore, spital, klinikë, poliklinikë e shërbim tjetër mjekësor shtetëror, nuk do të ketë laboratorë, por do të kalojnë me koncesion dhe çdo shërbim që ka qytetari në këto qendra, më parë duhet të bëjë analizat vetëm në laboratorët e monopolit koncesionar. Tjetër goditje, që do të japë koncesioni monopol është fakti, se 6 muaj pas marrjes së licencës me gjithë “fuqinë punëtore” brenda (laborantët), koncesionari ka parashikuar të largojë nga puna afro 520 laborantë dhe 210 punonjës ndihmës, që punojnë aktualisht aty e që pas licencimit, kalojnë si punonjës të koncesionarit, duke u shkëputur nga struktura shtetërore e punësimit. Sipas skemës së centralizimit të analizave, me burim vetëm koncesionarin, dalin jashtë loje 320 laboratorë të licencuar privat, që shërbejnë në gjithë vendin, 85% e të cilëve, sipas shoqatës së laborantëve, kanë marrë kredi për të blerë objekte, pajisje e lëndë të para shërbimi. 
Laboratorët po lihen qëllimisht të degradohen
Aktualisht, sistemi mjekësor shqiptar ka 120 laboratorë aktiv, pavarësisht gjendjes së tyre mjerane, në mëse 50 laboratorë në Tiranë, qytete, rrethe e qarqe, madje edhe brenda në spitale. P.sh, në Qendrën e Higjienës dhe Epidemiologjisë, laboratorët bakteorologjikë kanë degraduar plotësisht, aq sa nuk mund të bësh dot as analiza të plota e të sakta uji. Në 70% të laboratorëve të spitaleve e poliklinikave, mungon furnizimi me “kite” dhe me afro 90% të bazës materiale, të nevojshme për të bërë analiza të plota e të sakta. Vetë drejtuesit e spitaleve, me urdhër të ministrit Beqaj, kanë përjashtuar nga planifikimi i buxhetit vjetor të spitaleve, klinikave e poliklinikave rajonale e të rretheve, fondin e detyrueshëm për laboratorët, duke i lënë ato pa investime e pa financime, me tenderë për bazë materiale e pajisjesh, që i bëjnë në ministri, në kontrollin e plotë të ministrit Beqaj, duke postuar bordet e qendrave shëndetësore rajonale e spitalore. Në shumë laboratorë, me urdhër të ministrit Beqaj, janë hequr qëllimisht specialistët laboratorik klinik-biokimik, duke i transferuar ose duke u suprimuar vendet e punës në laboratorë. Ashtu si edhe në shumë laboratorë, ku janë larguar mjekë specialistë e janë punësuar mësues biokimie! Një tjetër degradim i laboratorëve është në aspektin e godinave e mjediseve të brendshme, ku 60% e laboratorëve në spitale, nuk plotësojnë kushtin as për të qenë magazina mallrash. 
Skandali me VKM që u mbajt 5 muaj sekret: Laboratorët do jepen falas
Pjesërmarjen e Sektorit Privat për shërbimet laboratorike dhe i përmirësojë efiçencën, duke transferuar menaxhimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e laboratorëve (“Objektcve”) tek një apo më shumë investitorë privatë me përvojë në menaxhimin efiçent, funksionimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të ngjashme në sektorin e shërbimeve laboratorike dhe që do të zbatojë një plan modernizimi të godinës dhe pajisjeve të Objekleve/Laboratorëvo (“Projekti”), duke përfshirë sektorin e shëndetësisë.
Klienti (Ministria e Shëndetësisë), ka ngarkuar IFC-në dhe IFC ka pranuar të këtë detyrë si këshilltar kryesor ekskluziv per ta ndihmuar në fazat e ndryshme të rishikimit, strukturimit dhe zbatimit të Projektit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje, për prezanltimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në ofrimin e shërbimeve laboratorike publike që do të financojë, rehabilitojë dhe operoj një rrjet të laboratorëve publikë në rajonin e Tiranës dhe/ose Durrësit, sipas rastit.
Klienti bën të gjitha përpjekjet e nevojshme, që t’i japë mundësi IFC-së, stafit të saj dhe Konsulentëve të Kontraktuur të IFC, që të kryejnë Shërbimet sipas kësaj Marrëveshjeje dhe në veçanti, pa kufizim e pa kushte, do t’i sigurojë IFC-së të gjithë informacionin për Klientin (Ministria e Shëndetësisë) dhe Projektin që IFC mund të konsiderojë të nevojshëm. Do të lejojë ose ndihmojë për marrjen e lejes për përfaqësuesit e lFC-së, përfshirë stafin IFC dhe Konsulentët e Kontraktuar nga IFC-ja, të viz.itojnë dhe inspeklojnë vcndndodhjen e projektit dhe çdo ambient tjetër, përfshirë objektet mjekësore. dhe të ketë akses tek pasqyrat dhe regjistrat financiare dhe te kenë mundësi, për të kontaktuar punonjësit, menaxherët, auditët dhe agjentët e tyre. 
T’i siguroj IFC-së, stafit të saj dhe Konsulentëve të kontraktuar nga IFC- ja (pa kosto) hapësirë për zvrë tek të gjitha vend-ndodhjet përkatëse ku ndodhen objektet, së bashku me shërbime sekretarie, logjistike dhe shërbime mbështetëse
Të zg|edh një ose më shumë objekte për projektin, ose në bazë të objekteve mjekësore ekzistuese, ose në vende me akses dhe infrastrukturë të nevojshme (transport, energji dhe ujë), ku klienti (Ministria e Shëndetësisë) ndërmerr alokimin e pronësisë_së.tokës nga autoritetet lokale, pa ia vënë në ngarkim pagesën investitorit(koncensionarit privat), nëse është e nevojëshme dhe nëse kërkohet një studim fizibiliteti, të marrë miratimin rregullator të këtij studimi fizibiliteti me shpenzimet e Klientit (Ministria e Shëndetësisë). 
T’i përcjellë IFC-së menjëherë, ato intbrmacione të tjera që 1FC kërkon here pas here rreth klientit (Ministria e Shëndetësisë) aseteve te tij, objekteve dhe Projektit.
Ja laboratorët qendror mjekësorë në Tiranë, që do privatizohen
Laborator Spitali nr. 1
Laborator Spitali nr. 2
Laborator Pediatria
Laborator Onkologjiku
Laborator Infektivi
Laborator Sanatoriumi
Laborator Materniteti 1
Laborator Materniteti 2
Laborator Poliklinika 1
Laborator Poliklinika 2
Laborator Poliklinika 3
Laborator Poliklinika 4
Laborator Poliklinika 5
Laborator Poliklinika 6
Laborator Poliklinika 7
Laborator Poliklinika 8
Laborator Poliklinika 9
Laborator Poliklinika 9
Laboratorë Spitali Traumës 
Laboratorë Urgjenca Qendrore
Laborator Poliklinika Qendrore 
Tiranë Laborator Dispanceria Tiranë
Në qarqe do privatizohen 
Gjirokastër: 7 laboratorë klinik-biokimik 
Shkodër: 9 laboratorët klinik-biokimik
Elbasan: 10 Laboratorët klinik-biokimik
Fier: 10 Laboratorët klinik-biokimik
Lezhë: 5 laboratorët klinik-biokimik
Kukës: 7 laboratorët klinik-biokimik 
Dibër: 4 laboratorët klinik-biokimik 
Korçë: 9 laboratorët klinik-biokimik 
Vlorë: 8 laboratorët klinik-biokimik 
Berat: 5 laboratorët klinik-biokimik
Durrës: 10 laboratorët klinik-biokimik 
Ja 11 kërkesat e shoqatës së laborantëve të Shqipërisë, për të bllokuar skandalin e koncesionit monopol të shërbimit laboratorik
1. Përfshirje institucionale të ASoLaM me të paktën dy përfaqësues në grupin e punës të ngritur nga MSH, lidhur me PPP në sistemin laboratorik publik.
2. Përfshirjen në grupin e punës të MSH e të paktën një përfaqësuesi të shërbimit laboratorik të sistemit parësor.
3. Në mbështetje të reformimit dhe përmirësimit të shërbimit laboratorik publik, ASoLaM sugjeron dhe propozon aplikimin e llojit të PPP, që mbështet infrastrukturën logjistike të laboratorëve mjekësorë publikë.
4. Ndërkohë mbështesim fort idenë që në institucionet publike shërbimi laboratorik të mbetet publik, si pasuri dhe pronë publike e spitaleve dhe poliklinikave tona me eksperiencë më shumë se 70-vjeçare.
5. Ideja për privatizim e laboratorëve mjekësorë është tërhequr pas argumentimeve kundra të specialisteve të fushës. Ndërkohë, 10 vitet e fundit në sektorin publik janë bërë investime në teknologji, të cilat kanë ardhur ose si donacione, ose nga tenderimi direkt i publikut me privatin.
6. Sigurojmë se mjekët specialistë të shërbimit laboratorik publik kanë kompetencën dhe trajnimin e duhur profesional për të aplikuar çdo lloj teknologjie të re që do të sillte ky bashkëpunim.
7. Gjithashtu, ASoLaM dhe Shërbimi Universitar i Laboratorit Biokimik Klinik të QSUT, ofron të gjithë asistencën teknike dhe profesionale trajnuese për stafin mjekësor të shërbimeve publike.
8. Shprehemi vendosmërisht kundër aplikimit të PPP në formën e një koncesioni të shërbimit biokimik klinik laboratorik publik, mbështetur në disa argumente.
9. ASoLaM mendon dhe sugjeron se një pjesë shumë e rëndësishme e reformës në sistemin laboratorik mjekësor në vend është përfshirja e laboratorëve mjekësorë privatë që prej vitesh operojnë në vend, duke ofruar një shërbim komplementar të shërbimit laboratorik publik.
10. Të organizohet nën përgjegjësinë publike skema e Kontrollit Kombëtar të Cilësisë, nën drejtimin e Shërbimit të Laboratorit Universitar të QSUT-së dhe mbështetjen e AsoLaM, duke kontrolluar të gjithë laboratorët mjekësorë publikë dhe privatë, për të siguruar cilësi.
11. Të fuqizohen laboratorët universitarë publikë të QSUT -UMT, të vetmet institucione publike akademike.
Sigal