Aksident në Thumanë, përplasen tre automjete, plagoset pasagjerja

215
Sigal

Tre automjete janë përplasur në aksin Fushë Krujë – Thumanë.

Një person ka mbetur i plagosur nga aksidenti.

K.Gj që ndodhej pasagjere në një prej automjeteve të aksidentuara ka mbetur e plagosur.

Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetësja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.