Aksident në Shkodër/ Përplasen dy makina, mbeten të plagosur 2 persona

90
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të fshatit Zues.

Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, një “Benz” dhe një “Wolkswagen”.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.