Një aksident është regjistruar në Sauk, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi (i linjës së Petrelës) me një makinë, është plagosur një person.
I lënduar ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i makinës, i cili dyshohet se është bërë shkak për aksidentin.
Për kontroll mësohet se kanë shkuar në spital 3 pasagjerë që ishin në autobus, dhe pas vizitës, janë larguar në banesat e tyre. Aktualisht policia po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.






















