Aksident në rrugën Durrës-Kavajë, plagosen 2 persona, përplasja shkakton rradhë kilometrike

51
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Kavajë ku janë përplasur dy makina. Si rrjedhojë janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.

Shoferët janë transportuar për në spitalin e Durrësit. Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë mësohet se në këtë aks rrugor janë krijuar rradhë të gjatë kilometrike duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizje.