Aksident në Maliq/ Përplasen dy makina, plagoset pasagjeri

19
Sigal

Aksident në Maliq. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Velitërnë, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me inicialet K. K., është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet O. D.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi me inicialet Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.