Aksident në Krujë, arrestohet 22-vjeçari! Plagoset shoferi dhe pasagjerët

225
Sigal

Një 22-vjeçar me iniciale I.N. është arrestuar nga policia në Manzë pasi teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet tip Audi pa targa, është përplasur me një Benz ku për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjerët.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar në banesë. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim. Bien në prangat e Policisë tre drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

“L. K., 43 vjeç, banues në Nikël, Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

A.G., 41 vjeç, banues në Krujë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.G., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

I.S., 41 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

I.N., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi në Krujë, duke drejtuar mjeti tip “Audi” pa targa, është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjerët në mjetin tip “Benz”, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.