Aksident në Korçë / Makina përplaset me murin, shoferi ‘zhduket’

289
Sigal

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës në afërsi të varrezave.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një mjet ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Mjeti mësohet se është përplasur me murin rrethues të një lavazhi. Nga policia konfirmohet që nuk ka të lënduar.

Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendngjarje, por personi nuk ndodhej në mjet.

Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave.