Aksident në Gjirokastër, plagoset 41-vjeçari

180
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Dropull, pranë fshatit Sofratikë. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, banues në Gjirokastër.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.P