Aksident në Fier, humbin jetën dy persona

477
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, me pasojë vdekjen e dy personave.

Nga të dhënat e para, dyshohet që trupat e viktimave janë brenda makinës.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga, ku viktimat janë një burrë dhe një grua, identiteti dhe mosha e të cilëve nuk dihet ende.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.