Aksident në Durrës, motori humb kontrollin dhe del nga rruga,humb jetën shoferi 66-vjeçar

Aksident me vdekje në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në fshatin Jubë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Sigal

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.