Aksident në Berat, makina përplas 58-vjeçarin, i plagosuri transportohet në spital

97
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Berat në rrugën urbane “Antipatrea” pranë vendit të quajtur “Ish bashkia e Vjetër.

31-vjeçari R.Ç duke drejtuar automjetin tip ‘Rnault’ ka përplasur 58-vjeçarin F.B., jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ish Bashkia e vjetër”, shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.