Gëzim Zilja: Llogaria e poshtërsisë së Portit të Durrësit dhe Porto Romanos

134
Sigal

 

Analisiti dhe ish- kryebashkiaku i Vlorës, Gëzim Zilja ka reaguar në lidhje me marrëveshjet shqetësuese që bëhen me pasuritë kombëtare. Në lidhje me atë që po flitet si aferë, Zilja vë në dukje deklaratën e ministres së Energjitikës.

“Balluku tha:” do investohen 2 miliard dollarë te Porti i Durrësit. Ku t’i gjejmë ne aq para? Ne mezi gjejmë investitorët etj etj.,. ” Pjesa tokësore e portit është 86 ha. Vlera e saj me çmimin aktual është më shumë se 2(dy) miliard dollarë. Kjo sipërfaqe jepet falas arabëve, e shoqërive offshore. Tani bëjeni llogarinë dhe poshtërsinë. Domethënë, investimi bëhet me paratë e shqiptarëve. Porti i ri në Porto Romano do të paktën tre vjet të ndërtohet dhe kerkon rreth 1(një) miliard dollare të ndërtohet me paratë e qeverisë shqiptare. Ku do gjenden këto para? Këta janë jo vetëm antishqiptare, jo vetëm bandite e hajdute, por dhe të çmendur. E fundit: përse nuk publikohet marrëveshja apo kontrata me arabët? Pse gjithçka ashtu si dhe me portin e Vlorës mbahet sekret?”