Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, disa persona të plagosur

126
Sigal

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kallmetit.

Shtate persona kanë mbetur të plagosur, katër prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Mes të plagosurve mësohet se ndodhet dhe një fëmijë, i cili ndodhet në gjendje kritike.

Mësohet se gjithashtu të plagosur më rendë janë dhe një burrë dhe dy gra.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia për aksidentin.