Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë/ Policia ushtron kontrolle të befasishme në Elbasan, postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit

226
Sigal

Policia e Shtetit po ushtron mbrëmjen e sotme kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se policia ka ngritur disa post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit.

Kontrollet vijnë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanit, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Subashi (Çollaku), u ekzekutuan në afërsi të vendit “rrethrrotullimi i luleve”.

Kontrolle janë kryer po sot edhe në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe u shpall në kërkim një person.

Vlen për tu theksuar se aksionet e unifomave blu vijnë pas marrjes së detyrës si drejtor i Policisë së Shtetit nga Gledis Nano, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Ardi Veliun.