Pronarët në Durrës protestojnë pas bllokimit të mjeteve ujore: E padrejtë të ndërpresim aktivitetin në mes të sezonit

104
Sigal

Policia kufitare ka nisur një aksion për bllokimin e mjeteve lundruese pas tragjedisë në Potam të Himarës ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u godit me skafin e drejtuar nga polici Arjan Tase.

Ky vendim ka nxjerrë në protestë drejtuesit e këtyre mjeteve fillimisht  në Vlorë dhe ditën e djeshme në Veliopjë.

Sot, 8 gusht, protestës i janë bashkuar edhe pronarët e mjeteve ujore në Durrës.

Ata kanë zhvilluar një protestë pranë drejtorisë së policisë kufitare.

Ata shprehen se kanë paguar taksat dhe është e padrejtë të ndërpresin aktivitetin në mes të sezonit turistik. Sipas tyre, janë komfort ndaj rregullores dhe e zbatojnë me përpikmëri, ndërsa e cilësojnë situatën jo normale.