Aksident në aksin Lezhë-Milot, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri

224
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.

Një automjet tip “Benz” ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të saj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit D.D dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri N.P., i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.