Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë, dyshohet për një viktimë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Fushë Prezë, ku viktimë dyshohet se ka mbetur shoferi, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

NOA

Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar. Ndërkohë priten informacione të tjera mbi aksidentin e ndodhur.