Aksident masiv në Durrës, disa të plagosur

354
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme. Janë përplasur tre automjete, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e Shkozetit. Të plagosurt janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.