Aksident i trefishtë në Shkodër, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

302
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Shkodër, por fatmirësisht pa humbje jete.

Mësohet se janë përplasur tri makina, dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në anë të rrugës.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, drejtuesi i njërit prej makinave, i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy prej automjeteve janë të tipit Mercedes Benz dhe një Ford. Si pasojë e aksidentit, për pak kohë është krijuar trafik i rënduar në hyrje të qytetit.

Pas mbërritjes së policië, e cila konstatoi se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë, gjendja u normalizua përsëri.