Energjia, 5 persona në pranga për vjedhje, 8 në kërkim

521
Ka vijuar edhe gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin, puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike dhe vënien para drejtësisë të autorëve, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Javën e kaluar të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 45 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE ndërsa janë kryer 2810 kontrolle.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 17 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike; janë shpallur në kërkim 8, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 766 lidhje të abonentëve debitorë dhe 17 lidhje të paligjshme. 
Gjithashtu janë kontrolluar 34 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit deklaron se së bashku me OSHEE-në janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.
Sigal