Sindikata e policisë kundër shpërblimit selektiv me lista

273
Sigal

Nga shpërblimi i fundvitit i miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mësohet se janë përjashtuar një numër i madh efektivësh të policisë, kjo me motivacionin se kanë marrë vërejtje dhe kanë masa disiplinore. Sindikata e Punonjësve të Policisë, thotë se ky vendim është selektiv dhe lë mundësi abuzimi nga drejtuesit e komisariateve në hartimin e listave me efektivët përfitues. “Listat bëhen në mënyrë selektive dhe duke marrë parasysh edhe prioritetet që kanë drejtuesit ndaj vartësve të tyre, nëse gjatë gjithë vitit ka pasur marrëdhënie të mira apo jo. Kjo nesër e penalizon edhe punonjësin e policisë që nesër të përfitojë nga ky shpërblim”, thotë kreu i Sindikatës Sadetin Fishta. Sipas tij, shpërblimet selektive ndikojnë në uljen e performancës së punës tek efektivët gjatë kryerjes së detyrave në kushtet kur gjatë vitit kanë pasur angazhime shtesë nga pandemia dhe protestat. “Ky lloj shpërblimi krijon ulje të performancës te policët. Pakënaqësitë lindin vetëvetiu sepse të gjithë bëjnë të njëjtën punë, të gjithë janë për të njëjtin qëllim dhe bëjnë të njëjtën detyrë. Kur vjen puna te shpërblimi bëhen diferencime”,tha ai. Një tjetër problematikë janë pagat e ulëta të efektivëve ku Shqipëria renditet e fundit në rajon.