Operatorët telefonikë organizojnë protestën e rradhës

276
Sigal

Operatorët telefonikë organizojnë protestën e rradhës: Stop pazareve dhe veprimeve abuzive të kompanisë “Teleperformancë”

Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, SKOT,  përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të punonjësve të call centër në Shqipëri, në vazhdim të protestës një orëshe të organizuar përpara ambienteve të  kompanisë multinacionale më të madhe të call centrave në Shqipëri

“Teleperformancë” organizon protestën e rradhës sot në orën 10:00. Protesta ka për qëllim të shkundë nga apatizmi Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë Tiranë dhe ta rikthejë atë në krye të detyrës funksionale, që i ka ngarkuar ligji për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konfliktit kolektiv të punës ndërmjet sindikatës tonë dhe kompanisë TELEPERFORMANCË në kurriz të punonjësve të kompanisë duke abuzuar hapur me ligjin.

Kjo protestë bëhet për t’i thënë ndal papaftësisë dhe apatizmit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të ndalur veprimet abuzive të kompanisë Teleperformancë, e cila në mënyrë të hapur, ka nisur pazaret për të blerë sindikata fiktive, të verdha, të kontrolluara prej menaxhimit të kompanisë me qëllim shmangien e sindikatave të vërteta të punonjësve, të cilat kërkojnë garantimin e pagave dinjitoze dhe standarteve të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe rritjen e standarteve dhe të drejtave në punë në përgjithësi.

Nëpërmjet kësaj shtypje ata kërkojnë skllavërimin e  punëtorëve dhe shtypjen e reagimit të tyre. Me gjithë këto veprime të kundraligjshme dhe abuzive me paaftësinë dhe apatizmin e saj shëmbullor është bërë edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila në vend të zgjidhë konfliktin kolektiv të punës fshihet skutave të Ministrisë dhe nuk bën asnjë veprim duke menduar se në heshtje do shuajë lëvizjen tonë duke u bërë palë me abuzuesit e të drejtave të punonjësve të kompanisë. Protesta dhe reagimi sindikal nuk do ndalet deri në zmbrapsjen e këtij abuzimi nga punëdhënësi kompania Teleperformancë.