Greqi, arrestohen pesë infermiere të huaja mes tyre tre shqiptare

269
Sigal

Tre infermiere shqiptare dhe dy nga Bullgaria janë vënë në prangat e policisë greke pasi nuk kishin dokumentacionin përkatës për të punuar në institucionet shëndetësore.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria është bërë në spitalin publik të Janinës Haxhikosta.

Sipas burimeve paraprake mësohet se punonjëset e spitalit nuk kishin dokumentacion për të punuar në spital.

Ndërkohë vijojnë hetimet sesi ato kishin arritur të punesoheshin në spitalin e Janinës pa pasur dokumentacionin përkatës.