Aksident i rëndë në Peqin, makinat bëhen copë, të plagosurit ende në vendngjarje

201
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyje të Peqinit, ku si pasojë e përplasjes së fuqishme të dy makinave tip “Mercedes” dhe “Honda” fuoristradë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre një grua.

Të plagosurit ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ndërsa sapo ka mbërritur edhe ambulanca që do ndihmojë nxjerrjen e tyre nga mjetet.

Po ashtu në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.