Makina përplas të miturën, policia jep detajet për gjendjen e saj

190
Sigal

Një e mitur ka përfunduar në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, pasi u përplas nga një makinë, në Barthore, të Tiranës.


Informacion paraprak

Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.