Aksident i rëndë në Korçë. Sharrohet makina për të nxjerrë shoferin

441
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë. Shoferi i postës, Kristi Plluska pas një përplasje me një pemë, është bllokuar në makinë, ndërsa po përpiqet të nxirret prej aty. Mësohet se kanë qenë dy makina që po lëviznin në drejtim të Korçës dhe makina e postës ka parakaluar duke goditur makinën tjetër, më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.