Rama i mërzitur me ndërmjetësimin e SHBA-BE: Mund të takoheshim te Baba Mondi

442
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Edi Rama është shfaqur kritik dhe i mërzitur se pse Reforma Zgjedhore është bërë me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.
Sigal

‘Rasti i fundit që u përshëndet është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit, mbyllu atje me ditë e me netë, për të lënë gjërat siç janë.

Dhe kur sheh këtë përfundim mendon natyrshëm, po këtë nuk e realizonim dot vetë?

Pse duhet të kërkonim strehë në një ambasadë shumë mike dhe të rëndësishme në këtë vend dhe pse duhej që ndërveprimi mes nesh të zhvillohej në disa gjuhë, tekstet të kalonin në disa përkthime’, tha Rama.

‘Personalisht mendoj se kjo duhet të jetë e fundit dhe miqtë tanë, partnerët tanë të paçmueshëm nuk duhet të ndjehen më në këtë pozitë, ashtu sikurse edhe zgjedhësit tanë nuk kanë pse të na shohin dyerve të ambasadave.

Nuk është sekret që me Presidentin kemi çështje të hapura, por mund të takoheshim te Presidenti, te Kuvendi, te Kryemyftiu, te Baba Mondi, te kreu i komunitetit katolik, mund të shkojmë edhe te protestantët, por nuk mund të bëjmë më dialog e marrëveshje nëpër ambasada.

Për sa më takon mua personalisht, kjo është e fundit’.