Gazetari pyet Yuri Kim: Kur korrupton shefin e FBI, a është minim i demokracisë?

96
Sigal

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe dalja në pah e lidhjeve të tij me Edi Ramën dhe marrja e 225 mijë dollarëve, siç duket pagesa për punë të bëra dhe që do të bëheshin, janë tema e ditës në mediat amerikane dhe në Shqipëri.

Gazetari Bledian Koka shkruan në faqen e tij në Facebook, se çfarë është kur korrupton shefin e FBI-së në SHBA me dollarë amerikanë.

‘A është minim i demokratisë dhe korrupsion domethënës’, shkruan Koka në Facebook.

‘Pyetje për AMBASADEN!

Kur korrupton shefin e FBI-së në SHBA me dollaro, a është minim i demokracisë dhe korrupsion domethënës? Dhe nëse po, ata socialistët a duhet të hanë bar siç e kanë zakon, apo jo?

p.s… Pyes për një shok non-Grata’, shkruan në rrjetin social, gazetari Bledian Koka.