Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, makina përplas të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja

106
Sigal

Një shtetas 72-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi është goditur nga një automjet në aksin nacional Berat-Lushnje, ndërsa mjeti është larguar nga vendngjarja.

Viktima është identifikuar të jetë Idajet Çobo, ndërsa policia është vendosur në punë për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar.

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje,në fshatin Polizhan. Një 72-vjeçar,që ka qenë duke qarkulluar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë,që pasi e ka hedhur në shesh është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë. 72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit,duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës,nëpërmjet të cilave të bëjnë të mundur edhe identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në vendin e quajtur “Polizhan”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin I.Ç., 72 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.