E rëndë në Itali/ Burri vret më thikë gruan, nënën e katër fëmijëve

144
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. 63-vjeçari Ernesto Favara ka goditur me thikë gruan e tij 29-vjeçaren Maria Amatuzzo, nënë e katër fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në Marinella di Selinunte, në banesën e tyre.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për nuk ka arritur të shpëtojë dot gruan.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, shkruajnë mediat italiane.