Aksident i frikshëm në Librazhd, trajleri përplaset me makinën

434
Sigal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ku një makinë është përplasur me një trajler.

Fatmirësisht raportohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë ndërsa ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ana tjetër aksidenti ka shkaktuar edhe radhë të gjata makinash pasi njëri aks është bllokuar.