Sherr mes dy personave, policia: U konfliktuan për dhomën e pushimit

133
Sigal

Dy persona, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Himara, janë konfliktuar dhe i kanë shkaktuar dëme njëri tjetrit.

Sipas policisë S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.