Vasili: Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore!

308
Sigal

Tryeza e sotme për Reformën Zgjedhore duket se është zhvilluar me debate. Në mbledhjen e sotme u diskutua për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.

Opozita ka parashtruar draftin që parashikon moratorium 4-vjeçar nga vettingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.Ndërkohë, ashtu siç u shpreh Oerd Bylykbashi se ky propozim u prit ashpër nga mazhoramca. Të njëjtën gjë pohon edhe përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë.

Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale shprehet se ‘Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore’.

 

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore!

Është e qartë që Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një mision, të bllokojnë Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri kërkon të bllokojë tranparencën e votës së lirë dhe të ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste për Reformën ne Drejtësi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kërkon të pengojë propozimet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, për pastrimin e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng të “çunave problematik” të Dibrës dhe të Shijakut kanë vetëm një interes, atë që të bllokojnë me çdo formë Reformën Zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformën zgjedhore edhe sikur në vend të Gjiknurit të sjellë furgonin e “çunave problematik”.