Aksident horror në Mat/ Dy të rinjtë i tërheq zvarrë automjeti i ngarkuar me hekur

224
Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme tek ura e Klosit, Mat.

Dy të rinj të moshës 22 vjeçe dhe 18 vjeç janë përplasur nga një automjet i ngarkuar me hekur teksa ishin duke kaluar urën.

Raportohet se ata janë tërhequr zvarrë për disa metra nga automjeti.

Sipas informacioneve, dy të rinjtë ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.