Partia Agrare Ambientaliste: Rënia demografike – plaga më e rëndë për të ardhmen e Shqipërisë

PAA mbështet shqetësimin për rënien e rritjes demografike të vendit në nivele kritike. Kjo ushqehet nga rënia e lindjeve dhe braktisja e vendit.

 Mos-funksionimi i bonusit për lindjet tregon se rrënjët e kësaj krize janë më të thella.

NOA

 Politikat për ndaljen e kësaj “pandemie” demografike duhet të jenë sa demografike aq edhe sociale, tatimore dhe buxhetore.

 

  1. Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm në zonat rurale;

 

  1. Lehtesimi dhe mbështetja e bujqësisë në të gjithë sektorët e saj;

 

  1. Aplikimi i skemave të sigurimit nga fatkeqësitë natyrore;

 

  1. Rritja e mbështetjes buxhetore për aktivitetet në zonat rurale edhe nga skemat me grante nga projektet e BE-së,

 

duhet të jenë pjesë integrale e strategjisë kombëtare për të reduktuar rrënjët dhe pasojat e krizës demografike.

 

PAA do ta konsiderojë përballjen me këtë krizë, pjesë të rëndësishme të programit të saj për zgjedhjet parlamentare 2021.