Aksi i zi që merr jetë në Elbasan

306
Sigal

Rrugët në Shqipëri janë kthyer në një makth. Fatkeqësisht, pas çdo aksidenti tragjik, qeveria rrit gjobat por jo sigurinë. Pse rrugët tona përgjaken çdo ditë? Mungesë sinjalistike, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme dhe mbi 64 pika të zeza. Aksidentet rrugore vrasin 5 herë më shumë se krimi. Një shifër e dhënë me zë e figurë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa e cilësoi 2020 si vitin e sigurisë rrugore

Aksi Elbasan-Peqin është një ndër akset e zeza në qarkun e Elbasanit përsa i përket sigurisë rrugore. Kryqëzimi në dalje të qytetit të Peqinit, konsiderohet si një nga pikat më të rrezikshme, edhe pse në hyrje të saj ka një tabelë e cila “urdhëron” drejtuesit e mjeteve të ndalojnë.

Kryqëzimi Peqin-Gjocaj ka shënuar një numër të lartë aksidentesh, ku më i fundit ndodhi vetëm disa ditë më parë. Situata më e rrezikshme paraqitet natën dhe gjatë ditëve me shi, ku fushapamja është e vështirë për tu identifikuar. Pavarësisht kësaj situatë dhe humbjeve në jetë, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.