Agustini dhe Parisi tentojnë të vrasin me thikë një 22-vjeçar

617
Dy 23-vjeçare nga Lezha u arrestuan nga Policia pasi tentuan të vrasin me thikë një 22-vjeçar.
Ngjarja ndodhi më 3 prill në afërsi të urës së Cenit në Lezhë. 
Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, Agustin Perleka dhe Paris Ndreca kanë goditur me thikë A.Gj.,22 vjeç. 
I riu ka marrë dëmtime në trup, por tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë pa probleme për jetën.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim’”
Sigal