Agron Mema: Ndotet plazhi i “Shpellave” në Lukovë

Një nga plazhet më të bukur e piktoresk, më i frekuentuara nga pushues vendas e të huaj, paraditen dhe mesditën e sotme ujërat e detit kanë qenë të ndotura me gjithëfarë mbeturinash dhe mbetje lubrifikante, derdhura në mënyrë të papërgjegjshme dhe me dashje nga anije të ndryshme që lundrojnë më këtë hapësirë ujore Joniane. Kaltërsia e Jonit është nxirë nga faqezinj dhe shpirtë zinjt që hedhin vallen e marrëzisë nën hundën e përfaqësuesve të shtetit që ligji i detyron të ruajën pastërtinë dhe sigurinë në hapësirat ujore dhe ranore të plazheve tona të virgjëra. Por nuk ndodh kështu dhe nuk është hera e parë që këto hapësira pësojnë ndotje të rënduar. Plazhi i shpellave, nga ku janë marrë pamjet që shoqërojnë pamjet, por që janë prezente përgjatë gjithë vijës bregdetare ujore të bashkisë Himarë. Plazhi sot në “Shpella” të Lukovës, bashkia Himarë është braktisur nga pushuesit dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj shkaktare të kësaj situate ndonëse tejet të rënduar.

Sigal