Adoleshentja përleshet me kafshën për të shpëtuar qentë e saj (VIDEO)

232
Sigal

Sa do të rrezikonit për të shpëtuar qentë tuaj që ndodhen në kërcënimin e një arushe me dy këlyshët e saj?

Amerikania Hailey Morinico rrezikoi gjithçka…edhe jetën e saj. Videoja e 17 vjeçares që i turret pa frikë arushës në majë të një muri rrethues banese po bëhet virale.

Adoleshentja nuk u mendua dy herë në momentin që pa se qentë e saj ishin në rrezik nga arush e shoqëruar nga dy këlyshët e saj.

Ngjarja u mbyll me “fund të lumtur” për të dyja palët, por ekspertët thonë se 17-vjeçarja rrezikoi shumë duke iu vërsulur arushës, që mund të kishte vrarë pasi ka menduar se po i kërcënohen këlyshët e saj.