Abuzuan me të miturën në një klub nate, arrestohen 2 shqiptarët në Siena

Dy shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, identitet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur janë arrestuar në Itali nën akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur, 16 vjeçe në Siena. Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, duke përfituar nga gjendja e dehur në të cilin ishte vajza e mitur, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të brenda një makine, e cila ishte e parkuar jo shume larg hyrjes se klubit.

Vajza e re, pas dhunës së pësuar, më pas është shoqëruar nga vetë dhunuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike.

Sigal

Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve.  Pas arrestimit, dy të shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit të shtëpisë, me aplikimin e byzylykut elektronik.

Policët kontrolluan shtëpitë e tyre në kërkim të telefonave e rrobave të veshura natën e ngjarjes. Gjatë kontrolleve, ata gjetën dhe një lëndë narkotike në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve.