Grabiti dhe sulmoi pronarin e shtëpisë, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg shqiptari në Itali

111
Sigal

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fermos në Itali. I riu akuzohet për vjedhje.

Sipas mediave vendase, grabitësi shqiptar është kapur dy vite më parë duke vjedhur në një banesë në Elidiense në Itali.

Ai, po ashtu, akuzohet se ka sulmuar pronarin e shtëpisë, në momentin kur ky i fundit e ka pikasur. 29-vjeçari ka dalë para gjykatës ku është njohur me akuzën për këtë vepër penale.

Grabitja e banesës ndodhi në një natë të nëntorit 2020.

Shqiptari ka tentuar të arratiset kur u pa nga pronari. Ai e ka sulmuar dhe goditur me bërryl në bark të zotin e pronës. Policia ka mbërritur mënjëherë pas denoncimit. Më pas u bë i mundur arrestimi i të riut.