Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata jep vendimin për Abaz Dokun

347
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Abaz Dokun.

Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor sh-rojen e shkollës në Babrru dhe e ka dënuar Abaz Dokun me 18 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.

Fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe i riu Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Si ndodhi ngjarja?

Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. \

Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.

Pas publikimit të rastit 64-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli.

Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë. Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doku pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”. Drejtor i këtij gjimnazi është Abaz Hoxha.